FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Pamjet me drogë nga helikopterët e Mimit hedhin poshtë deklaratat e Ramës

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, ka deklaruar se “pa dashje, Mimi Kodheli ka hedhur poshtë deklaratat e Edi Ramës se në Shqipëri nuk ka drogë”.

“Ajo ka ftuar gazetarë të televizioneve për të ndjekur një stërvitje ushtarake në Bize të Martaneshit dhe sapo helikopteri është ngritur, para përfaqësuesve të medias janë shfaqur parcelat me kanabis anekënd malësisë së Tiranës. Këto janë provat e fundit me pamje, me video e me foto, që kanabisi ka pushtuar vendin. Mjafton një ngritje rutinë në ajër për të parë si lulëzon alternativa e Edi Ramës për vendin, droga. Pamjet e filmuara janë publikuar në media, e megjithatë, sërish Edi Rama e mohon, thotë se nuk ka drogë”, u shpreh Alibeaj.

“Droga ka pushtuar vendin, ka zënë shtëpitë, magazinat, trafikohet nga toka, ajri, nga deti, mediat italiane dhe më gjërë raportojnë çdo ditë për këtë alarm që sjell kanabisi shqiptar, ndërsa Edi Rama thotë se Shqipëria është e pastër. Shqiptarët e dinë se droga i ka rrënjët në qeveri. Shqiptarët e dinë se droga po rrënon vendin, po sjell krime dhe vrasje dhe po pasuron një grusht trafikantësh dhe qeveritarët e lidhur me ta. Droga dhe plehrat janë alternativa e vetme e Edi Ramës për Shqipërinë. Ndaj dhe Shqipëria pa Edi Ramën është një Shqipëri pa plehra dhe pa drogë”, shtoi Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ Top Channel

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?