PD: Policia fshiu kamerat e sigurisë në Fushë Krujë

Partia Demokratike akuzon ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit se kanë urdhëruar fshirjen e kamerave të komisariatit të Fushë Krujës të cilat kishin filmuar praninë e Rrahman Rraja, Artur Bushi në ambientet e komisiariat të Fushë Krujës.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj doli sot në një prononcim nga selia e PD-së ku akuzoi vetë drejtorin e policisë së qarkut të Durrësit, Alfred Çepe si i përfshirë personalisht në zhdukjen e provave.

Enkelejd Alibeaj: “Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit,  Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe  Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21  Korrik.  Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e  kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me  tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për  shkatërrimin e provave. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë  Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë  personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë  Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin  me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut. 

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni,  por nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. SHKB-ja që varet direkt nga  Fatmir Xhafaj, duhet t’i kishte sekuestruar dhe administruar kamerat që  provojnë praninë e Taulant Ballës në Fushë Krujë,  por nuk e ka bërë këtë për t’i dhënë kohë shkatërrimit të provave. “

Alibeaj akuzon Ramen se po perdor propagandën me qëllim që të mos zbulohet e vërteta.

“Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e tij të propagandës  që  askush të mos flasë për denoncimin e oficerit të policisë, Emiljano  Nuhu, i cili përmend me emra mbrojtësit politikë të bandës famëkeqe të  Fushë Krujës Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja.  Ata janë të përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të  nënkomisar Emiljano Nuhut natën e 21 Korrikut, por Policia ka bërë  gjithçka për ta fshehur ngjarjen dhe për të zhdukur çdo gjurmë që mund  ta vërtetojë atë. 

Nënkomisari Emiljano Nuhu dëshmoi se Taulant Balla, Rrahman Rraja dhe Artur Bushi kanë qenë në komisariatin e Fushë Krujës për ta kërcënuar pasi kishte marrë kallëzimin e shtetases Xhisiela Maloku ndaj djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahja, Rexhep Rraja.

Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet ne masen e arrestit burg per akuzen e perndjekjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?