FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Policia përgënjeshtroi Ramën

Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili denoncoi dhunimin e 25-vjeçares Xhiseila Maloku nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja.

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj ndaj denoncimit të vajzës përgënjeshtron kryeministrin, i cili tha se Emiljano Nuhu është një horr që duhet ndjekur këmba-këmbës.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Që prej 21 korrikut, kur Xhisiela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit!
Për shkak të guximit dhe përgjegjshmërisë qytetare të atij që Edi Rama e kërcënoi dhe e quajti horr, qytetarët po njohin të vërtetën se Policia nuk u shërben atyre, por kriminelëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet.

Qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba-këmbës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?