PD: Projekti “3 lëndë në 6 orë” është eksperiment i rrezikshëm për nxënësit

Kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi ka reaguar pas projektit të prezantuar ditën e djeshme nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sa i takon organizimit të orëve të mësimit në shkollat 9-vjecare dhe ato te mesme.

Përmes një reagimi në rrjetin “Facebook”, deputetja demokrate thotë se projekti “3 lëndë në 6 orë” është eksperiment i rrezikshëm.

REAGIMI I PLOTE
– “3 lëndë në 6 orë” është një tjetër dëshmi se në krye të Ministrisë se Arsimit dhe të Qeverisë kemi të pashkolluar!

Swiss Digital Desktop Reklama

– “3 lëndë në 6 orë” eksperimenti i rrezikshëm i dyshes Rama-Nikolla,‎dy njerëzve që çuan arsmin në greminë, e po na përdorin fëmijët si kavie!

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti Rama- Nikolla prezantuan një nismë të hartuar në ilegalitet e që askush në Ministrinë e Arsimit nuk e kishte dëgjuar deri në momentin që e panë në televizorin e qeverisë.
‎Në vend që të firmosin kontratat kolektive për 36 mijë mësues, apo të punojnë për hartimin e akteve nënligjore të arsimit të larte, të cilat duhet të kishin përfunduar tani e 2 vite më parë, sajojnë portale cdo ditë, apo bëjnë eskerimente të rrezikshme si fasadë për të mbuluar dështimet e një pas njëshme të Rilindjes‎.
Asnjë studim, asnjë analizë, asnjë konsultim me asnjë forum mësuesish, prindërish, specialistësh, apo me deputetë….‎thjesht një eksperiment I pamenduar, I lodhshëm dhe I destinuar të dështojë…

“3 lëndë në 6 orë” është nismë e dështuar.

E para, sepse nuk ka një tjetër vend të BE, apo Rajonit dhe Botës ku zbatohet ky system;

E dyta asnjë eksperiment apo nismë, qoftë edhe të studiuara mirë, nuk mund të ndërmerren në mes të një viti shkollor;

E treta, është një nismë e pabazuar në analiza, studime, konsultime. Ministria e Arsimit nuk është konsultuar as me Këshillin Rajonal të Arsimit Paraunivesriar (KRAP) që e ka detyrim ligjor (ligji 69/2012/Neni 29);

E katërta, ende nuk janë shfuqizuar:
– Plani mësimor i arsimit 9 vjeçar dhe atij të mesëm
– Programet mësimore për çdo lëndë
– Udhëzimi i vitit të ri shkollor
– Udhëzimi për nxënësit e ngujuar
– Udhëzimi për mësimin në shtëpi
– Udhëzimi për nxënësit me aftësi dhe nevoja ndryshe
– Udhëzimi për shkollat e mesme me kohë të pjesshmeplanet
Të cilat janë hartuar mbi bazën e sistemit mësimor aktual…e jo nismave të pastudiuara;

E pesta‎, nuk ka asnjë studim apo vlerësim si do të realizohet ky program mësimor në shkollat që kanë klasa kolektive, apo ai do te organizohet mësimi në shkollat me turne;‎ apo si do të veprohet me nxënësit që ndjekin programin mësimor individual;

E gjashta, ‎koha për trajnimin e mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe implementimin e Nismës është krejt e pamjaftueshme. Askush, as vetë mësuesit, nuk e kanë të qartë cfarë do bëhet, kur, si, me cfarë…Një nismë që sic thotë Kryeministri Rama “ma tha një prind nëpërmjet një portal” – do zbatohet për 600 mijë nxënës, 36 mijë mësues e drejtues shkollash…në vetëm 2 javë kohë..

E shtata, s’ka asnjë vlerësim si do ndikojë kjo nismë mbi institucinet e arsimit privat, që sipas nenit 46 të ligjit 69/2012 zbatojnë planin dhe programin mësimor të miratuar në momentin e licencimit. Për çdo ndryshim kërkohet miratimi i ministrit.

“3 lëndë në 6 orë” – një projekt që ngre dhjetëra pyetje, problem e shqetësime, por një gjë dihet qysh në krye të herës, DËSHTIMI I TIJ (për fat të keq) do tu faturohet mësuesve. Stresit të mungesës së kontratave, tani do ju shtohet edhe stresi I amullisë dhe pamundësisë së realizimit të nje eksperimenti të rrezikshëm për sistemin arsimor…

Por ju e dini se Edi Kryeministër nuk ka kohë për t’u thelluar në mësime, nuk e ka bërë as kur ka qënë nxënës.

“3 lëndë në 6 orë” është një tjetër dëshmi se në krye të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë kemi të pashkolluar !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?