PD reagon për lirimin e Orest Sotës: Rama po bën çmos të mbrojë Tahirin

Partia Demorkatike ka reaguar menjëherë sot pas lirimit me kusht nga burgu të Orest Sotës, biznesmenit që u kap me 863 mijë euro në makinë dhe me dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Edi Paloka deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën çmos të mbrojë Tahirin dhe me të asnjë “peshk i madh” nuk ka për të dalë para drejtësisë.

“Me Edi Ramën kryeprokur është e sigurtë se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë. PD si shumica e shqiptarëve është e bindur se  drejtësia do të jetë e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqiet e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pakapur”- tha Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?