FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Peleshi: Kryesia e PS diskutoi çështjet organizative (VIDEO)

Partia Socialiste mblodhi sot Kryesinë, organin më të lartë vendimmarrës, për të diskutuar çështjet organizative në strukturat e PS në qendër dhe në bazë.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Detajet e takimit i bëri të ditura zv/kryeministri Niko Peleshi. Ai tha se në takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e anëtarësimeve në PS, pasi sipas tij, ka plot kërkesa për anëtarësime të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Diskutuam çështje organizative që lidhen me fushatën e anëtarësimeve në parti, e cila siç e dini u zhvillua me intensitet muajt e kaluar, deri në 25 vjetorin e PS. Nuk është një fushatë që ka përfunduar atje, por do të vazhdojë, pasi ka plot kërkesa për anëtarësime të reja. Çështje të tjera logjistike dhe organizative që kanë lidhje me çështjet organizative të PS. Ishte një mbledhje periodike për organizimin e PS”, u shpreh Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë për ketë sesion parlamentar.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=14AFfEvsRgE&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?