FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përfaqësuesi i Presidentit në Kushtetuese: Duam 48 orë për përgjigjet, do të konsultohemi me Metën

Pas pyetjeve të parashtruara nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj ka kërkuar 48 orë kohë për t’u përgjigjur mbi 70 pyetjet, sepse do të konsultohen me kreun e shtetit.

Nga ana tjetër deputetja e PS, Klotilda Bushka ka deklaruar: “Dy orë janë të mjaftueshme, sepse edhe ne aq na u desh”.

Përfaqësuesi i Presidentit iu përgjigj me argumentin “nuk është kërkesë për shkarkimin e Kuvendit”. Tashmë gjykata është tërhequr për një vendim të ndërmjetëm për të përcaktuar sa kohë do t’i japin presidentit për t’u përgjigjur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?