Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, deputetët kërkojnë hap pas nga Berisha dhe Basha
Ka perfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Pas 6 oresh debate, tensione dhe diskutime deputetët mendojnë se edhe Berisha dhe Basha duhet të bëjnë nga një hap pas.
Lidhur me këtë Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje.
Po ashtu ka propozime ku duhet të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit tek demokratët. Po ashtu eshte propozuar edhe ngritja e nje komisioni te perbashket me Foltoren.
Ndërkohë të gjitha këto pritet të diskutohen në ditët në vijim me Kryesinë, Këshilin Kombëtar dhe Kolegjin e Kryetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

