FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përgjimet, Rama: Radarët që në 2014 në duart e trafikantëve të pushtetit

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar sërisht për çështjen e radarëve, duke marrë shkas nga përgjimet e bandës së drogës, ku përmendet si i implikuar dhe ish-ministri Saimir Tahiri. Nënkryetari i LSI-së flet për skandalin me radarët, ku në facebook shkruan se radarët e Forcave Detare, nuk kanë qenë në funksion që në vitin 2014 dhe se të gjithë kanë heshtur.

”Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit! Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar! Të gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin”,-shkruan më tej nënkryetari i LSI-së.

Duke marrë shkas nga përgjimet e autoriteve Italiane që impikojnë edhe ish-ministrin e Brendëshm Tahiri, Rama shton se për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar siguria kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit! Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s! Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s nē hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë”,-vijon Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?