FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përmbytjet, Rama-opozitës: Hëngrët groshët, morët çizmet

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën nga foltorja e Kuvendit se kur ishte në pushtet lejoi ndërtimet pranë lumenjve, dhe këto banesa përmbyten pas reshjeve të shiut, ndërsa shtetit i kërkohet llogari për të kompensuar dëmet çdo vit.

Kreu i qeverisë kujtoi se kur PS erdhi në pushtet nuk gjeti asgjë në rezervat e shtetit, madje, tha ai, as groshë, oriz e çizme nuk kishte në depot shtetërore.

Ju lejuat ndërtimet pranë lumenjve e tani vini e kërkoni llogari a thua se jetoni në hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake. Ju morët dhe çizmet, mirë groshët e pilafin, por çizmet ç’i deshët, rezervat e shtetit. Dhe tani thoni çne këto ndihma. Sot që flasim, e dini sa njerëz ka pa drita në zonën e përmbytur aktualisht në Itali. Gjëja e parë për sigurinë e jetës, është fikja e nënstacioneve aty ku ka rrezik për përmbytje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paskësh premtuar se s’do ketë më përmbytje? kam premtuar se do ketë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri dhe jo nga vullneti i natyrës, sepse kaskada e drinit e menaxhuar me telefon e përmbyti në mënyrë të hatashme nën-Shkodrën në një rast ku po të kishte një menaxhim tjetër s’do ishte nevoja t’i derdhej i gjithë uji i marrëzisë. Po të mos kishim pasur ato investime do kishim pasur një situatë tragjike. Nga përmbytja e Shkodrës nxorëm atë by-passin e Bunës dhe tani janë ngritur shkodranët bashkë me Voltanën që të ndryshojnë projektin. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka ardhur te unë për të ndryshuar projektin, ti që ke qenë kryetar i bashkisë së Shkodrës eja dhe thuaje këtu e mos më qesh atje. Ti je dakord që by-passi i Bunës të ndërtohet sipas projektit të bërë nga Saliu?”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?