Përparim Spahiu: Kjo drejtësi është e kapur
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ka cilësuar vendimit e fundit të Prokurorisë si zbatim të urdhrave politikë. I ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Spahiu u shpreh se urdhërarrestet e prokurorisë për disa zyrtarë të LSI-së, treguan se Arta Marku është vënë në shërbim të Partisë Socialiste.
“Kjo drejtësi është e kapur, nuk është normale që një Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme shkon në zyrën e Ministrit të Brendshëm, dhe bëjnë marrëveshje me njëri-tjetrin”,- tha Spahiu.
Duke replikuar në studio me avokatin Spartak Ngjela, që i cilësoi arrestimet si pjesë e reformës në dritësi, ndërkohë institucionet e reformës nuk janë ngritur ende, Spahiu tha se nuk ka kuptim që arrestimet janë vetëm nga një parti politike. “I do të gjithë në burg ti? Nuk të vjen çudi që vetëm 3 zyrtarë të LSI janë arrestuar, dhe s’ka asnjë të Partisë Socialiste?”,- tha Përparim Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

