FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përparim Spahiu: Vendi nuk duhet lënë më në dorë të diktatorit Rama

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu e cilëson vendimin e sotëm të gjykatës së Elbasanit kundër Dashamir Xhikës, si një akt politik të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Në një koment në Facebook, Spahiu shprehet se vendi nuk duhet lënë më në dorë të dikatatorit.

Postimi i plotë i deputetit të LSI, Përparim Spahiu:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë! Arreston opozitën për të mbuluar krimet shtetërore që po bën!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e dielë kërkohet një masë tjetër arresti. Nuk prisnin as deri nesër, por e duan sot për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan!

I uroj Dashit të faktojë pafajsinë e tij, ndonëse në kushte të pabarabarta!

Ndaj me të dhe gjithë popullin opozitar terrorin politik ndaj opozitës. Nuk do ta lemë vendin në dorë të diktatorit!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?