Petrit Vasili: Çfarë krimi, mafia e qeverisë çon në burg Xhisielën për dëshmi të rreme

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje Xhisiela Malokut, pas intervistave televizive që dha ajo lidhur me marrëdhënien që kishte me djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Në një status në “Facebook” Vasili tha se mafia qeveritare kërcënoi për vdekje 25-vjeçaren, duke e detyruar të thotë se ka dhënë dëshmi të rreme. Sipas Vasilit, ky pohim e çon vajzën në burg, ndërsa dhunuesin në liri. Ndërkohë, ditën e sotme gjykata e Krujës la në burg Rexhep Rrajan, i cili akuzohet se ka përndjekur 25-vjeçaren.

“Motoja e kryeministrit është një dhe vetëm një: “rroftë dhunuesi poshtë viktima”, shkruan më tej Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Mafia e qeverisë çon në burg Xhisielën për dëshmi të rreme, çfarë krimi….

Të nderuar miq.

Ju paralajmërova tre ditë më parë që media e kazanit dhe kryeministri që i quan të tilla e kishin bërë paktin për të shantazhuar viktimën Xhisiela.
Për fat të keq të secilit në këtë vend kështu ndodhi dhe
Mafia e qeverisë vuri në lëvizje mediat siç i quan ajo të kazanit dhe i shndërroi në bashkëautorë të turpit të radhës.
Mafia qeveritare kërcënoi për vdekje Xhisielën viktimën duke e detyruar të thotë se ka dhënë dëshmi të rreme.
Ky pohim e çon vajzën e shkretë në burg ndërsa dhunuesin në liri.
Kryeministri i moralit të ri Xhisielën e çon në burg edhe oficerin e kërcënon që do ta fusë gjallë a vdekur në burg vetëm e vetëm që dhunuesi të dalë nga burgu.
Motoja e kryeministrit është një dhe vetëm një:
“rroftë dhunuesi poshtë viktima”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?