Petrit Vasili: Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm mikun, jo ligjet
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reagua sot për deklaratat e Edi Ramës lidhur me administratën dhe atë që ai e quan qeverisje me qytetarët. “Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetëm shtet-tepsinë private te tij, ku ai dhe ministrat e tij për sevap ju zgjidhin ndonjë hall njerëzve, ne një kohe qe ua kane për detyrim te madh”,- shkruan Petrit Vasili.
Deklarata e plotë e kreut të deputetëve të LSI:
“Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet.
Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla. Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: “SHTETIN E MIKUT”.
Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët.
Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.
Qyetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojen e askujt.
Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetëm shtet-tepsinë private te tij, ku ai dhe ministrat e tij për sevap ju zgjidhin ndonjë hall njerëzve, ne një kohe qe ua kane për detyrim te madh.
Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç’thotë:
‘Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin”.
KOHA JONË SONDAZH

