Petrit Vasili në protestë: Nuk ka hap mbrapa. Vetëm Rama Ik
Nënkryetarit te LSI-së, Petrit Vasili, në një prononcim gjatë marshimit protestë u shpreh se pjesmarrja e madhe qytetare në këtë protestë është dëshmia se Shqipëria nuk e do më këtë qeveri. “Nuk na ndal njeri. Të gjithë kanë ardhur për të mos pasur asnjë kompromis me kriminelët. Kush shpresoi te shiu, shpresoi të disa deklarata të papërgjegjshme të disave, mori përgjigjen nga mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës. Ka vetëm një përgjigje. Asnjë hap pas. Shi, borë, breshër, ca do që të ndodhë, ka vetëm një breshër që do bjerë në kokën e Edi Ramës, nuk e shpëton dot njeri. Të gjithë bashkë ia dhanë përgjigjen sot, do ia japin nesër, deri sa të shporret njëherë e përgjithmonë. Nuk ka hap mbrapa. Vetëm Rama Ik”,- tha Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

