Petrit Vasili: Përdhunuesit, heronjtë e Ramës. Armiqtë, Zagani e Nuhu

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje për denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu lidhur me akuzat ndaj djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rrahja, vjen reagimi nga LSI.

Në një mesazh në faqen e tij të “Facebook”-ut Petrit Vasili tha se Rama kërcënoi denoncuesit e dhunës. Sipas Vasilit, heronjtë e Ramës janë ata që përdhunojnë dhe që trafikojnë drogë, ndërsa armiqtë janë Emiljano Nuhu, Dritan Zagani etj.

REAGIMI I PETRIT VASILIT

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri moçal, që s’fliste për shefat e policisë të drogës në arrati, sot kërcënon denoncuesit e dhunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grup shefash policie që drejtonin trafikun e drogës u arratisën kohë më parë. Ata ishin prova më e rëndë dhe tmerrshme e një policie të inkriminuar pa sherim.
Ky kryeministri moçal s’guxoi të fliste një fjalë për këta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gëzuar që shefat e policisë ikën dhe i shpëtuan arrestimit.

Ky zhaba as ju kërcënua atyre, as u ndje, as tha gjë prej gjëje, as u betua për ndonjë luftë a betejë me ta.

Sapo një oficer policie denoncon dhunën e neveritshme ndaj një vajze të re del me vrap zhaba dhe e kërcënon e shan dhe përbetohet se do ta kapë.

Ky që rrinte si i menderosur kur kapeshin shefat e policisë që bënin drogë tani i erdhi zëri dhe bërtet, por është zë aq i dobët e i menderosur sa zëri i zhabës.

Heronjtë e këtij zhabës janë ata që përdhunojnë, që trafikojnë drogë, dhe janë pjesë e kriminelëve, ndërsa armiqtë e tij janë ata që e dënoncojnë dhunën drogën krimin si Emiljano Nuhu,Dritan Zagani etj.

Zhaba apo heroi i horrave nuk votoi arrestimin e ish-ministrit të brendshëm të përfshirë në trafik droge, mori përsipër mbrojtjen e Agron Xhafës trafikant droge edhe gënjeu për të.
Këta janë heronjtë e dashur të moçalit kryeministror që vjen erë të ndyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?