Petrit Vasili: Qeveria Rama, piramidë e kalbur financiare. Ta ndalim sot, nesër është shumë vonë!
Petrit Vasili
Qeveria Rama një Piramidë e kalbur financiare, që duhet denoncuar dhe ndalur sot, nesër është shumë vonë!
Shqipëria po përjeton vetëm zhvillime negative të tmerrshme në ekonominë e saj dhe në ekonominë familjare të çdo shqiptari.
Edhe dje qeveria mori 50 milionë euro të tjera gjoja për energjinë.
Mbi 700 milionë euro u morën borxh dy muaj më parë.
Në gjashtë vitet e fundit janë marrë 2.3 miliardë euro borxh.
Investimet e huaja serioze janë zhdukur.
PPP dhe Koncesione kriminale e korruptive vetëm gllabërojnë taksat e shqiptarëve dhe kanë zero efekt pozitiv në ekonomine e vendit dhe në shërbimet e shqiptarëve.
Mjaft bisnesmenë shqiptare nuk investojnë më në Shqipëri, por jashtë Shqipërisë deri edhe në Maqedoni e Kosovë.
Borxhi real ka kaluar 100% dhe qindra milionë euro fshihen në mënyrë kriminale nga pushteti qeveritar i rilindjes.
Baza ekonomike e Shqipërisë është më e dobët dhe më e tronditur se kurrë.
Korrupsioni thellohet dhe rëndohet me galop.
Shqipëria është e dyta në botë për korrupsionin.
Çdo tregues i funksionimit të shtetit dhe zbatimit të ligjit përkeqësohet rëndë e më rëndë.
Krimi që bën ligjin, që pastron pa fund paratë e pista, që rrëmben tenderat dhe koncesionet mbretëron i pandëshkuar krah për krah me qeverinë e Ramës.
Qeveria ka krijuar realisht vetëm një piramidë të kalbur financiare, që mund të shembet nga çasti në çast.
Kjo është ardhmja e zezë e ekonomisë shqiptare si vazhdim i të tashmes shumë të errët të saj.
Kush mbyll dhe gojën sytë përpara kësaj katastrofe ekonomike të dimensioneve dramatike është po aq përgjegjës sa edhe qeveria e Ramës.
Koha për të folur, për tu përballur dhe për të rezistuar është tani!
Të folurat post mortum janë vetëm shërbim ndaj Edi Ramës dhe tradhti ndaj shqiptarëve dhe interesave të tyre.
#FOLSOTNESËRËSHTËVONË
KOHA JONË SONDAZH

