Petrit Vasili: Të shkarkohet Gramoz Ruçi
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit.
Vasili shkruan në Facebook se Ruçi duhej të kishte dënuar Taulant Ballën, pas akuzave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Ruçi jep dorëheqjen nga “Miqtë e femijëve”, nuk dënove Ballën, që dhunoi verbalisht femijët.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk mundet më kurrsesi të drejtojë grupin e deputetëve “Miqtë e fëmijëvë”.
Nën drejtimin e tij, në sy të tij si drejtues i seancës kur Taulant Balla përmendi në mënyrë të ulët, në dhunim të çdo etike, në seancë plenare në sallën e kuvendit vajzën e vogël të kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha.
Kryetari Ruçi s’lëvizi as gishtin përpara një ndyresie të tille publike kundër femijve.
Eshtë e turpshme dhe amorale që Ruçi për hir të
konformizmit, besnikërisë, servilizmit dhe varësisë ndaj Partisë jo vetëm që nuk e deboi në çast nga salla Ballën, por as nuk e paralajmëroi.
Po Ruçi ka qenë ai që ka bllokuar parlamentin, ka futur Gardën dhe ka bërë hatanë për një fjalë goje dhe ka përzënë deputetë nga salla.
Ndërsa heshti kur u përfol një fëmijë.
Turp i madh që një fëmijë përdoret në mes të parlamentit, poshtërsisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.
Gramoz jep dorëheqjen nga drejtimi i
” Miqtë e fëmijëve”.
Kjo është më e pakta që mund të bëjë si politikan, si prind dhe si gjysh, në të kundërt s’përfaqëson më asnjërën prej tyre dhe do të të mbetet vetëm dashuria për sharlatanizmin e pagdhendur të Ballës.
KOHA JONË SONDAZH

