Petrit Vasili: Zgjatja e Vetting-ut, hi syve për legjitimimin e kolapsit dhe kapjes së drejtësisë!

Nga Petrit Vasili

Zgjatja e vettingut, si hi syve për legjitimimin e kolapsit dhe kapjes së drejtësisë!
Shtyrja e afatit te KPK se Vetting-ut është bërë tashmë dukshëm një FAKE prioritet për drejtësinë.
Them FAKE prioritet sepse ka zero rrezik për vazhdimësinë e Vetingut pasi kjo vazhdimësi është siguruar falë mekanizmave dhe insitucioneve të parashikuar qartë në Kushtetute për ta bërë këtë.
Pra Vetingu nuk rrezikon të ndalet as edhe një ditë të vetme.
Por “meraku” i vetëm i dashnorëve të reformës është vetëm që të vijojnë të njëjtët persona, që siguruan Vetingun e kapur, selektiv dhe me dy standarde, që i duhet me çdo kusht rilindjes.
Ndaj zhurma artificiale sikur kyçi i ecurisë dhe suksesit të reformës varet nga zgjatja e KPK se Vetingut është vetëm një devijim i qëllimshëm nga problemi shumë i rëndë i kolapsit të drejtësisë dhe kapjes së saj.
Zhurma për zgjatjen e KPK së Vetingut është gjithashtu krijimi i zahiresë së nevojshme për pazare të errëta, që i shërbejnë vetëm rilindjes në pushtet dhe klientëve të saj politike dhe ekonomike në dëm të qytetarëve, që të dëshpëruar nga padrejtësia braktisin me çdo lloj forme vendin.
Kolapsi i sistemit të drejtësisë është realitet.
Faktet janë tronditëse sepse qoftë gjykatat e të gjitha niveleve ashtu edhe prokuroritë janë të kolapsuara.
Dhjetëra mijëra shqiptare nuk kanë asnjë shpresë për të marrë drejtësi dhe dosjet e tyre janë bllokuar me vite dhe do vazhdojnë të jenë të tilla edhe për një kohë tepër të gjatë.
Asnjë fjalë, asnjë zgjidhje, asnjë preokupim për kolapsin e sistemit, i cili duket qartë që do të vijojë i tillë për vite të tëra.
As shashkat si Harta e re Gjyqësore, që është thjesht dhe vetëm një riciklim akoma më i keq i kolapsit ekzistues nuk është zgjidhje.
Asnje fjalë, asnjë zgjidhje asnjë preokupim për kapjen e SPAK-ut dhe mbretërimit të pandeshkueshmërisë së qeverisë ku çështjet e Teatrit, Inceneratorëve Becchetit, Portit të Durresit buçasin.
Jepini fund teatrit politik me zgjatjen e afatit te KPK së Vetingut.
Qytetarët presin drejtësi.
Qytetarët nuk mund të pranojnë një sistem drejtesie të kapur, të kolapsuar dhe shumë më të dobët ne çdo pikpamje se ai që lamë pas.
Pandeshkueshmëria e qeverisë dhe drejtësia e pamundur për qytetarin e thjeshtë këto jane të vërtetat e drejtësisë aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?