Petrit Vasili:”Kryeministri është i sëmurë nga frika e madhe, –

Petrit Vasili shkruan në profilin e tij në facebook, pas skandalit të ish-ministrit të brendshëm:

“Kryeministri është i sëmurë nga frika e madhe, – shkruan Vasili në Fb. – Eshtë e qarte për të gjithë që përveçse politikisht, vdekja morale e Kryeministrit është një realitet pa kthim, pasi:

1. Kane vdekur zgjedhjet politike te vetme, qe ai organizoi ne 25 qershor sepse i bleu droga dhe tani faktet jane sheshit.
2. Ka vdekur e gjithe demagogjia skizofrenike per pushtetin e tij gjoja te paster.
3. Ka vdekur shpresa per rilindjen dhe ka rilindur droga si nje qeverisje narkoshteterore.
4. Ka vdekur e drejta e tij per te folur per shtetin se ky kryeminister nuk e perfaqson më ate dhe ka lindur me e forte se kurre e drejta morale per ta larguar pa asnje hezitim ate si kryenarkos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo lloj pallavre qe ai ben, shkruan e thote, duhet perbuzur, refuzuar e neveritur pasi ai thjesht po lufton me frikrat e pergjegjegjesite e tij shume te renda dhe nuk ka asnje merak per Shqiperine pasi dihet qe e urren ate. Frika e tij eshte pa sherim ashtu si Ledi Makbeth, qe u cmend nga gjaku i krimeve ne duart e saj.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?