Pikëpyetjet e fotos së Ilir Kullës me ish-sekretarin amerikan të shtetit dhe ish-drejtor i CIA, Mike Pompeo
Në Tiranë, gjatë javës që po mbyllet, ishte ish-sekretari amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Pompeo ishte sekretar shteti gjatë mandatit te Presidentit Donald Trump.
Ai erdhi në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ku foli dhe takoj pjestarë të konferencës.
Por një foto e Mike Pompeo me analistin Ilir Kulla, ka ngjallur debate në median shqiptare. Si? Pse? Çfarë i lidh?
Edhe te emisioni i Arian Çanit u pyet Ilir Kulla se çfarë i lidh bashkë pasi të bësh foto me ish-sekretarin amerikan te shtetit të SHBA, pa e njohur dhe pa patur miqesi apo interesa të përbashkëta duket e pamundur. Pikëpyetjet lidhen edhe sepse foto nuk është në sallë me të tjerët. Ilir Kulla foli por nuk tha asgjë në lidhje me foton, duke rrëshqitur pyetjeve te Arian Çanit për të mos thënë të vertetën.
Ilir Kulla njihet si një “minierë” sekretesh, por askush nuk e di se çfarë e lidh me ish-sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Por Pompeo ka qenë edhe drejtor i CIA. Dhe CIA ka kudo njerëzit e saj, ndaj mbetet numri një në sherbimet intelegjente në botë.

KOHA JONË SONDAZH

