“Piktori Rama përbuz socialistët, kërcënon opozitën, dashuron rilindjen, krimin dhe korrupsionin”

Nga Lefter Maliqi

Rama piktor i ngjyrave të errëta si Francisko Goja. Të bardhën e ka bërë të zezë siç ka bërë për 3 vjet reformën në drejtësi dhe për 6 vjet qeverisjen më të zezë për vendin. Ia nxiu faqen Shqipërisë në 2016 -2017, e mbolli vendin me drogë, tonelata drogë u kapën nga ajri, toka e deti brenda vendit dhe kudo në botë. Avion të rrezuar me drogë, parcela me hektarë të mbjellë me drogë në gjithë territorin, fabrika përpunimi droge etj. DASH e quan Shqiperinë vendin më të korruptuar në Ballkan dhe Europë. Mediat e botës shkruajnë për trafiqet, korrupsionin, veshjet e tij skandaloze me çitjane, kostum me atlete etj. Abuzime me tenderat, krimet elektorale sipas edhe gazetës Bild. Papunësia, pasiguria, emigrimi masiv, dënimet politike, arrestimet e të varfërve, tritolet kudo, vrasjet me pagesë, grupet kriminale të organizuara, grabitjet e miliona eurove tre herë në Rinas duke cenuar sigurinë kombëtare, gjobat, shantazhimet, tjetër njollë e zezë për vendin tonë. Kapja e institucioneve si prokuroria e përgjithshme, kolegji zgjedhor, KQZ-ja, tentativa për të zaptuar dhe presidencën, votimet moniste për të marrë në dorë dhe gjithë keshillat bashkiakë dhe bashkitë, tjetër njollë e errët. Zaptimi i AMA-s për të monitoruar jo vetëm mediat por dhe portalet, ligji i antishpifjes për të mbajtur nën presion mediat, kërcënimi ndaj gazetarëve etj., tjetër turp e njollë e zezë për Shqiperinë. Burgosjet politike, burgjet të mbushura plot me të varfër për 30 gr drogë, energji elektrike etj., kurse bosët e drogës, banditët, kriminelët plot prona e biznese, janë të lirë. Kapja që po i bën reformës në drejtësi, shantazhi dhe presioni që po i bën policisë së shtetit duke i futur në vetting ku paga e tyre prej 400-500 mijë lekë s’u del as për nevojat e tyre personale, përsëri njollë e zezë. Rritja e taksave, shantazhimet ndaj biznesit, rritja e energjisë elektrike, e ujit të pijshëm, e karburantit, përdorimi i gazit lotsjellës ndaj banorëve dhe prishja e banesave arbitrarisht, tjetër njollë e zezë. Emërimet e ministrave që s’kanë lidhje as me socialistët por as me moralin politik dhe aftesitë e kontributin e tyre politik e profesional, emërimet e drejtorëve nëpërmjet klaneve mafioze afër këtij piktori dështak që shantazhojnë administratën dhe abuzojnë me detyrën, si dhe lidhjet nepotike mes tyre, tjetër njollë e zezë. Vendi pa gjykatë të lartë, pa gjykatë kushtetuese, pa kryetar KLSH-je, pa ministër të jashtëm, pa Kryeprokuror, pa opozitën në parlament, tjetër njollë e zezë në arenën ndërkombëtare. Piktori perbuz socialistët, kërcënon opoziten dhe dashuron rilindjen, krimin dhe korrupsionin. Pra Rama Kryeministër, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryegjyqtar, Kryebashkiak, Kryetatimor, Kryedoganier, Guvernator, Sulltan, Perandor, Skenderbe, Kalorës si Don Kishoti, piktor i famshëm bardh e zi me tepsi e filxhan në dorë si gjeneral i ushtrisë së vdekur (Kryekarragjoz) = Tepsi + Filxhan + Romeo + Xhuljeta + Çitjane?.

https://www.facebook.com/100001935034189/posts/2904789029595570?s=100001935034189&sfns=mo

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?