Pjerin Ndreu: Prokuroria të gjejë prova për Tahirin

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, u shpreh se nuk do të ketë asnjë pengesë për prokurorinë në rast se do të ketë hetime më të thelluara për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nuk do të ketë asnjë pengesë, nëse Prokuroria do të ketë prova, madje ne e inkurajomë ta thellojë. Të bashkëpunojë edhe me Prokurorinë italiane, e të bëhen gjithë hetimet e nevojshme, jo vetëm për Saimir Tahiri, por për të gjithë.

Ne kemi krijuar gjithë kushtet e nevojshme, përveç arrestit, sepse nuk jemi të bindur në provat që janë paraqitur. Është përmendur emri Saimir dhe bosi, e duhet të aludojmë se është Saimir Tahiri vetëm se është kushëriri, kjo është aludim. Duhet të dilet nga kjo, por me prova.”-tha Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?