Plas te ”Siguria”, Noka: I futët gishtin qytetarëve! PS ikën
Mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë, ku i ftuar për të raportuar ishte zv/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi për bilancin e përmbytjeve, shkaktoi tensione mes deputetëve.
Deputeti i djathtë, Flamur Noka, i ka marrë mikrofonin socialistes Ermonela Felaj, duke u përplasur me të. Kjo e fundit është larguar nga mbledhja bashkë me kolegët e majtë, duke lënë në mbledhje vetëm opozitën.
Teksa largohej, duke e cilësuar të turpshëm vendimin e Nokës, ky i fundit i kërkoi të pushojë se nuk i jep llogari asaj, duke shtuar se ka shumë si puna e saj dhe do të ketë sërish.
Noka:A ka mundësi kur të kërkoj unë fjalën mos të thoni njeri.
Felaj:Turp
Noka: Pusho, s’ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë. Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s’ma ndalon dot mua jo Salmonela, po askush. O çun, pusho, ec aty.
Braimllari: E turpshme që të ikë mazhornaca nga komisioni. Jeni totalisht të çorientuar dhe nuk ju interesojnë situatat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë që përmbytjet kanë qenë më të pakta, por nuk i raportoni dhe i fshihni. Kjo tregon papërgjegjshmërinë tuaj.
Salianji: S’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që mazhoranca të braktisë detyrën se i kërkohet llogari nga opozita, nëse do dëmshpërblehen qytetarët. Asnjëherë nuk jemi bashkë dhe as nuk do të jemi, sepse këta mendojnë se e kanë qeverinë për të vjedhur vota. Ministrja të vijë e përgatitur.
KOHA JONË SONDAZH

