Policia kontroll në shtëpinë e Tahirit
Policia Gjyqësore ka shkuar sot në banesën e ish-ministrit Saimir Tahiri, në zonën e “Komunës së Parisit”.
Katër oficerë të Policisë Gjyqësorë, me urdhër të Prokurorisë kanë kërkuar të kryejnë kontrolle që lidhen me akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-ministrin.
Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”. Në kërkesën që i dërguan Kuvendit, një javë më parë, Prokuroria kërkonte arrestimin e ish-ministrit, me argumentin se kishte prova që mund të dëmtonte procesin e hetimit.
Parlamenti vendosi që Prokuroria të kryejë hetime dhe kontroll banese, por të mos arrestojë ish-ministrit, për sa kohë nuk ka prova bindese për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
Sot Prokuroria ka shkuar në shtëpinë e Tahirit për të kërkuar prova që e lidhin ish-ministrin e Brendshëm me trafikun e drogës dhe me bandën e arrestuar në Itali të Habiljave.
KOHA JONË SONDAZH

