“Polikanët larg krimit” BE: Vetëm zgjedhjet e lira legjitimojnë qeverinë e ardhshme

Qëndrimi larg krimit e korrupsionit, ndëshkimi i rasteve të shitblerjes së votës dhe shfryrja e tensionit politik kanë qënë tre porositë e Raporteres për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabele Santos. Ajo u shpreh se përplasjet parazgjedhore duhet të shuhen dhe se partitë duhet të vendosin në plan të parë interesin kombëtar.

Tirane- Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, ka kërkuar që politikanët të qëndrojnë larg krimit dhe korrupsionit, si një parim themelor i demokracive perëndimore. Eurodeputetja portugeze, në përgjigje të interesit të RTV Ora, u shpreh se një tjetër gjë shqetësuese nga klima parazgjedhore ka të bëjë me tensionin ekzistent mespalëve.

“Është shumë e qartë se politikanët duhet të qëndrojnë larg korrupsionit dhe krimit të orgnizuar. Ky është një mesazh që shkon për të gjitha vendet dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, politikanët do duhet që të tejkalojnë tensionin që është akumuluar. Ata duhet t’i kthehen dialogut të hapur dhe konstruktiv, i cili duhet të jetë i fokusuar në interesin kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndodh edhe në vendin tim dhe në të gjitha vendet; shpesh herë debati politik mund të jetë shumë pasionant. Ka marrëveshje dhe mosmarrëveshje. Por, përtej të gjitha mospajtimeve, e rëndësishme është që të gjenden pikat kyce mbi të cilat ne mund të fokusohemi. Vetëm kështu mund të arrihet qëllimi final i politikës, që është të punosh për mirëqënien e qytetarëve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Santos tha gjithashtu se BE-ja do të ndjekë me vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri, përfshirë edhe rastet e dyshuara për shitblerjen e votës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?