FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Polonia avokate e Ramës: Negociatat brenda 2018!

Pas takimeve në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ndodhet në Poloni, aty ku është pritur nga Kryeministrja e Polonisë, Beata Swydlo e cila tha se vendi i saj do të jetë avokat për integrimin e Shqipërisë.

Gjatë një konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ajo deklaroi se negociatat hapen brenda vitit 2018.

“Kam shpresën se Komisioni Europian do të njohë progresin e bërë nga Shqipëria, duke përcaktuar një datë të qartë të fillimit të negociatave në 2018”, tha kryeministrja polake, Beata Swydlo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky takim në Varshavë vjen në vijim të vizitës dy-ditore në Bruksel, ku Rama u takua me krerët më të lartë të BE-së, përfshirë Presidentin Tusk, kryetarin e Komisionit Europian, Juncker, kryetarin e Kuvendit, Tajani dhe kryediplomaten Mogherini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?