Portali i infermierëve, Vasili: Rama zëvëndëson betimin e Hipokratit me rilindjen

Pasi qeveria prezantoi portalin për infermierët, ka reaguar kreu i deputetëve të grupit të LSI-së. Petrit Vasili, në një status në facebook, shkruan se: ”Infermieristika ka standart universitar të detyruar, tashmë prej vitesh, po ky i padituri nuk di gjë dhe e tallin këta që ka përqark me portale politike”. Ai shton se emërimet me portale politike janë ditë e zezë për shëndetësinë. ”Çdo infermier dhe mjek bën betimin e Hipokratit që ti shërbejë me përkushtim të sëmurit dhe kryeministri shkollëpak po e zëvëndëson me betimin për rilindjen”,-shkruan më tej Vasili.

Statusi i plotë

Kryeministri mizor zëvëndëson betimin e Hipokratit me betimin për rilindjen. Kryeministri proverbialisht i paditur llomotit për shëndetësinë dokrra për infermierët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Infermieristika ka standart universitar të detyruar, tashmë prej vitesh, po ky i padituri nuk di gjë dhe e tallin këta që ka përqark me portale politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turp, turp. Emërimet me portale politike janë ditë e zezë për shëndetësinë.

Çdo infermier dhe mjek bën betimin e Hipokratit që ti shërbejë me përkushtim të sëmurit dhe kryeministri shkollëpak po e zëvëndëson me betimin për rilindjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?