FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Poshtërsia e fundit e ministres së Kulturës

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro para se të largohej nga posti ka firmosur dhe për një emërim të fundit. Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental nuk do të jetë Kiço Londo, por Jonida Beqo, aktualisht drejtore e Teatrit ‘Metropol’. Largimi i Londos mund të thuhet se mbetet një gjë jo e drejtë, pasi Kiço Londo është një profesionistë.

Kiço Londo ishte në konkurs përballë Jonida Beqos. Prej të dyve, Beqo është zgjedhur si fituese e këtij posti.

Diferenca mes tyre është se Beqo ka dalë pro prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Kiço London kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleanca theksonte edhe punën që ka bërë Londo në drejtimin e Teatrit, ku në vetëm 3% buxhet të akorduar nga Ministria për teatrin, TKE që ai drejton prodhon 60% të shfaqjeve teatrore.

E megjithatë, duket se tashmë zgjedhja është bërë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?