FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PR, Mediu: Jemi për listat e hapura

Partia Republikane kërkon dhe mbështet listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe për këtë kryerepublikani Fatmir Mediu angazhohet t’i bëjë presion PD që të pranohet ky sistem.

“Ne kemi paraqitur propozimet tona si Parti Republikane pranë Partisë Demokratike. Ka edhe një iniciativë të përcjellë tek Kryetari i Kuvendit nga parti të majta dhe të djathta.

Besoj që duhet të merren në vlerësim nga komisioni në radhë të parë, por pa dyshim edhe në raportet brenda koalicioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë mendoj se është në interesin e Partisë Demokratike në radhë të parë, sepse duke qenë se ka peshën më të madhe, edhe graviteti i saj është më i madh dhe pjesëmarrja e njerëzve konkurrues në këtë subjekt është më i madh”- tha Mediu sot per mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?