Presidenti: Djegia e mandateve është vendim që i takon opozitës, por jam për pjesëmarrje
I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo për propozimin e Sali Berishës për diegien e mandateve të opozitës, Presidenti Meta ka thënë se megjithë deformimet që ka për momentin demokracia jonë, është për pjesmarrje të të gjithë faktorëve. Por gjithsesi ky është një vendim që e merr opozita ka thënë Presidenti Meta.
“Për mandatet nuk mendoj si Sali Berisha, gjithsesi vendimi është i opozitës”, tha ai.
Presidenti Meta u ndal tek reforma ne drejtësi ku pohoi se: “dredhite, hiletë, mungesa e transparencës po na kthejne në vitin 2016 para konsensusit të madh. Reforma e 22 Korrikut ishte gjithë perfshirese, por me pas në zbatimin e saj u bë përjashtuese, me mungesë transparence dhe duke anashkaluar kushtetutën. Nuk na duhen fajtorët nëse dështon reforma në drejtësi, na duhet të implementohet kjo reformë sipas kushtetutës pasi rrezikojmë mos hapjen e negociatave”, tha ndër të tjera Presidenti.
VIDEO
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1631678023545131/
KOHA JONË SONDAZH

