Presidenti i BE-së sot në Tiranë, çështjet që pengojnë…

Pak kohë pasi Bashkimi Europian prezantoi strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i BE-së do të zhvillojë takime zyrtare në 6 vendet që aspirojnë bashkimin me bllokun e BE-së.

Turi i takimeve të Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker nisin sot në Tiranë, ku do të ketë një sërë takimesh. Në orën 17:30 organizohet ceremonia ushtarake e pritjes në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama. Më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Juncker.

Pritet me interes mesazhi që do të jap Juncker klasës politike, pasi vendi është cilësuar nga Europa, si një Kolumbi e dytë. Nga ana tjetër, shqiptarët kanë pushuar vendet si: Franca dhe Britania, duke mbajtur rekord të numrit të kërkesave për azil. Por edhe çështja ”Tahiri”, mund të konkludohen në mesazhe jo të mira për vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan. Ata do të vizitojnë fillimisht Maqedoninë, pastaj Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe ndalesa e fundit e tyre do të jetë në Bullgari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky turn që nis nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe për të dhënë mesazhet për reforma për të hedhur një hap më pranë bllokut të BE-së.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?