FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i KE, Juncker nis vizitën zyrtare në Tiranë

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i shoqëruar nga Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë.

Në turin e tij në Ballkan, më herët gjatë ditës, Juncker u ndal në Maqedoni. Kreu i Komisionit Europian nuk ka dhënë një datë për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por ka thënë se vendi është në rrugë të drejtë. Ai prezantoi strategjinë e BE për zgjerimin. Presidenti i Komisionit Evropian tha se Maqedonia ka bërë kohët e fundit shumë reforma impresionuese.

Juncker, ndërkohë nuk ka preferuar të flasë për çështjen e emrit, duke thënë se ajo duhet zgjidhur nga Maqedonia dhe Greqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Zoran Zaev falenderoi zyrtarët e BE që zgjodhën Maqedoninë si etapën e parë të turit të tyre ballkanik. Ai u shpreh i bindur ndërkohë se në qershor, vendi do të nisë bisedimet për anëtarësim në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?