FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i zgjedhur sulmon presidentin në ikje

Nga VOA-

Presidenti i zgjedhur Joe Biden tha të enjten se Presidenti Donald Trump nxiti dhunën në Kapitol, duke e quajtur të mërkurën një nga ditët më të errëta në historinë e vendit dhe një sulm ndaj demokracisë.

Duke folur në Uilmington, të shtetit Delauer, ku ai po prezantonte të emëruarit për Departamentin e tij të Drejtësisë, ai i quajti mbështetësit e zotit Trump që hynë me forcë në ndërtesën e Kapitolit “terroristë të brendshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos guxoni t’i quani ata protestues. Ata ishin një turmë turbulluesish, kryengritës, terroristë të brendshëm. Është kaq e thjeshtë,” tha zoti Biden.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Katër vitet e kaluara kemi pasur një president i cili e ka bërë të qartë përbuzjen e tij për demokracinë tonë, Kushtetutën, shtetin e së drejtës, në gjithçka që ai ka bërë,” tha zoti Biden duke iu referuar zotit Trump.

Ai ndërmori një sulm në shkallë të plotë ndaj institucioneve të demokracisë sonë që nga fillimi dhe dje ishte vetëm kulmi i atij sulmi të pandërprerë,” tha zoti Biden.

Kongresi konfirmoi të enjten fitoren e zotit Biden në zgjedhjet presidenciale. Ai do të betohet në detyrë më 20 janar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?