Presidenti Ilir Meta pret 200 gra heroina nga Kosova
Dyert e presidencës këtë të hënë janë hapur për 200 gra heroina nga Kosova. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim, viktima të dhunës e abuzimit seksual/
“Sot pata një takim tepër emocionues, me 200 heroina të Luftës së Kosovës, viktima të dhunës e abuzimit seksual dhe dëshmi e gjallë e krimeve çnjerëzore të regjimit të së kaluarës. Falenderoj në veçanti, ish-Presidenten Jahjaga, e cila iu ka dhënë zë e përkrahje të jashtëzakonshme grave dhe vajzave të Kosovës, për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe integruar plotësisht në komunitet e shoqëri”,- shkruan Presidenti Meta.
KOHA JONË SONDAZH

