Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllimet për njeriun e letrave, Fatos Arapi
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi. Në një postim në rrjetin social Facebook Meta shkruan se do të mbetet i veçantë dhe i paharruar takimi me të.
“Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne. Këto cilësi i jepnin një vend e një dimension të veçantë në raportet njerëzore e shoqërore, pasi vepra e tij fliste vetë”, shkruan më tej Presidenti.
Postimi i plotë i Presidentit Meta
Me hidhërim të thellë e mësova lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të poetit, shkrimtarit e përkthyesit Fatos Arapi.
Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera!
I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë.
Thjeshtësia, modestia dhe mirësia e tij në komunikim, na la mbresa të veçanta të gjithëve dhe e bëri figurën e tij edhe më shumë të dashur për të gjithë ne.
Këto cilësi i jepnin një vend e një dimension të veçantë në raportet njerëzore e shoqërore, pasi vepra e tij fliste vetë.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij njeriu të veçantë, i përcjell ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe të afërmëve të tij e njëkohësisht gjithë miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të të paharruarit Fatos Arapi.
U prehtë në paqe!
KOHA JONË SONDAZH

