Presidenti Ilir Meta takon Kongresmenin Robert Aderholt: Mik i mirë i Shqipërisë
Në kuadër të vizitës zyrtare që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me personalitete të larta të politikës amerikane. Kreu i Shtetit është pritur në takim nga Kongresmeni amerikan Robert Aderholt, i cili është gjithashtu dhe anëtar i Komitetit të Helsinkit.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa poston dhe një foto nga takimi, Presidenti Ilir Meta shprehet se Kongresmeni Aderholt është një mik i mirë i Shqipërisë, dhe për këtë arsye ai e ka falënderuar për angazhimin e tij të palodhur dhe të vazhdueshëm për mbështetjen dhe promovimin e Shqipërisë në Kongresin Amerikan.
“Si gjithmonë është kënaqësi të takoj një mik të mirë të Shqipërisë, Kongresmenin amerikan Robert Aderholt, anëtar i Komitetit të Helsinkit. E falënderova për angazhimin e tij të palodhur dhe të vazhdueshëm për mbështetjen dhe promovimin e Shqipërisë në Kongresin Amerikan”- shprehet Presidenti i Republikës, Ilir Meta në komentin e tij.

KOHA JONË SONDAZH

