Presidenti: Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi do të hapte Kutinë e Pandorës

Presidenti Meta ishte i Ftuar Nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”. Në këtë takim, kreu i shtetit mbajti një ligjëratë lidhur me zhvillimet në Ballkan dhe rolin e Shqipërisë.  Në fjalën e tij, presidenti Meta deklaroi se integrimi i rajonit në Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar”

Lidhur me idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti u shpreh: “Mendoj se propozimi më i fundit për të hapur një debat të ri mbi atë çfarë do të përbënte një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kohë e çuar dëm, në kuptimin më të mirë të fjalës, si dhe do të përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj”.

Ai shtoi se “kufijtë nuk janë çështje përkufizimi dhe shënimi të hartës; për ta bërë atë gjë do të mjaftonte thjesht një kompjuter. Kjo çështje ka të bëjë me popujt dhe jetën e tyre të përditshme, me pronën e tyre, historinë e tyre, kujtimet e së kaluarës dhe varret e të parëve të tyre si dhe me krenarinë e tyre. Marrëveshjet që ndryshojnë kufirin nuk janë çështje e përkufizmit të tyre; ato janë një çështje e zbatimit të tyre. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi duke na rikujtuar se edhe marrëveshjet më të mira të mundshme e me mbështetje të qartë dhe të gjerë ndërkombëtare, nuk janë edhe aq të lehta për t’u zbatuar në një kontekst të ndërlikuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?