FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Besoj se Ajazi do e realizojë me sukses detyrën në NATO

Dekretimi i ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi si ambasador i Shqipërisë në NATO do të bëhet nga Presidenti, Ilir Meta pasi kandidatura e tij të paraqitet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit.

Burime nga Presidenca thanë për “Koha Jonë” se kreu i shtetit do të respektoj procedurën ligjore për emërimin e diplomatëve, të cilët para dekretimit raportojnë në komisionin e Kuvendit për objektivat që kanë në detyrën e re.

Gjithashtu, burime nga Presidenca bëjnë me dije se “Presidenti Meta beson se z.Ajazi do ta realizoje me shume sukses detyrën e tij në NATO”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë mësohet se ish-kreu i SHISH është dekoruar nga Presidenca për shërbime në fushën e sigurisë dhe për kontributin në luftën kundër drogës. Dekorimi i Ajazit do të bëhet me rastin e 105 vjetorit të krijimit të armës se shërbimit sekret shqiptar, me 17 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?