Presidenti Meta dekoron motrën e Mbretëreshës Geraldinë, Sylviane Muselier

Gjatë vizitës në Marsejë, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën “Nënë Tereza”, humanisten Sylviane Muselier, për kontributin e dhënë në familjet në nevojë dhe spitalet e Shqipërisë.

Sylviane Muselier është një personazh i njohur në Shqipëri për kontributin që ka dhënë në ndihmë të komuniteteve në nevojë, por edhe si motra e Mbretëreshës Grealdinë.

Në një koment në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t’i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra. Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve. Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?