Presidenti Meta fjalim në Samitit të Paqes “Nelson Mandela” të OKB-së
Në kuadër të sesionit të ri të OKB-së ku marrin pjesë kryetarët e shteteve, Presidenti i Republikës Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në SHBA ku po zhvillon një sërë takimesh.
Pas pak, Presidenti Meta do të marrë pjesë në Seancën plenare të Samitit të Paqes “Nelson Mandela” të OKB-së, ku do të mbajë dhe një fjalë të rastit. Seanca në fjalë mësohet se do të mbahet në orën 18:00, me orën tonë lokale.
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta do të marrë pjesë sot në Seancën plenare të Samitit të Paqes “Nelson Mandela” të OKB-së, ku do të mbajë një fjalë të rastit në orën 18:00, me orën tonë lokale”- njofton Presidenca.
Më herët gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të OKB-së, të organizuar nga Presidenti Donald Trump me temë “Apel global për veprim ndaj problemit botëror të drogës”, që nis në orën 14.15.
Ndër të tjera, Presidenti po zhvillon takime të ndryshme me diasporën shqiptare në Neë York. Këtë të hënë ai ka postuar në adresën zyrtare në Facebook disa foto dhe tekstin e mëposhtëm: Para shtatores së Shën Nënë Terezës në New York, me anëtarët e Klubit Kulturor “Rozafati” të kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”.
Kënaqësi e jashtëzakonshme që gjuha, traditat dhe vlerat tona kombëtare po trashëgohen dhe kultivohen me shumë dashuri tek të rinjtë shqiptarë që kanë lindur në SHBA.
Takim me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan
Gjatë vizitës në SHBA, Presidenti, Ilir Meta u takua në New York me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff
Gjatë bisedës me Granoff, Presidenti Meta shprehu mirënjohje për mbështetjen e AADF për bizneset shqiptare. “Mirënjohës për mbështetjen e AADF për promovimin e burimeve të Shqipërisë. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, kontribut të madh për forcimin e miqësisë midis dy kombeve”,- tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.
KOHA JONË SONDAZH

