Presidenti Meta i akordon titullin “Naim Frashëri” violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega

Në kuadrin e vizitës në Berlin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega, titullin e lartë ”Naim Frashëri”.

Kreu i Shtetit, me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga violinistja e shquar për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. ”Kam privilegjin që si President të Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj”,-tha Presidenti Meta.

Duke vlerësuar talentin e zonjës Gega, performancën e saj në skenat më prestigjioze të Gjermanisë dhe të botës, si dhe karrierën shumë të suksesshme artistike si Koncertmaestre e parë e Filarmonisë së Bonn-it, Presidenti Meta nënvizoi se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Republikës i akordoi violinistes Ervis Gega titullin e lartë “Naim Frashëri” me motivacionin “në shenjë vlerësimi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare e cila interpretuar në festivalet shqiptare dhe në skenat e mëdha botërore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas aktivitetit Presidenti shkruan në facebook: Pata sot privilegjin të vlerësoj me titullin e lartë “Naim Frashëri” një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj, violinisten e shquar Ervis Gega. Krenarë për personalitete të tilla që me talentin e tyre nderojnë Shqipërinë e kombin shqiptar kudo në botë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?