Presidenti Meta i jep gradën madhore Gjeneralit Nazmi Cahani
Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi sot dekretin për dhënie grade madhore. Kreu i shtetit dekretoi dhënien e gradës “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Nazmi Cahani.
Nazmi Cahani aktualisht është me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore. Gjeneral Cahani ka kryer një sërë kualifikimesh: ka ndjekur Akademinë e Forcave Tokësore (dega Artileri Tokësore); Kursin e Avancuar të Oficerit të Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes; Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Bashkuar në UK; Kursin për Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes, NPS Monterey, CA, USA; Kolegjin e Luftës së Forcave Tokësore Amerikane, PA, USA si dhe Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, AFA, Tiranë.
Pjesë e eksperiencës së tij janë edhe detyrat ushtarake si: shef i Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA; drejtor i J3, Komanda e Forcës së Bashkuar; zëvendëspërfaqësues ushtarak në Përfaqësinë Ushtarake Shqiptare në NATO, HQ; drejtor i J5 (planifikim) pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA; drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA, komandant i Forcës Tokësore.

Nazmi Cahani
KOHA JONË SONDAZH

