Presidenti Meta kujton shembjen e Teatrit: Koha për drejtësi po afron!
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të Tiranës në Ditën Botërore të Teatrit.
Përmes një mesazhi në Facebook, Presidenti Meta thotë se krimi që ndodhi mëngjesin e 17 majit të 2020 në zemër të Tiranës nuk do të amnistohet, madje do të vendoset drejtësia.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta
Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.
Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.
Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!
Koha për drejtësi po afron!
KOHA JONË SONDAZH

