Presidenti Meta nderon figurën e Madeleine Albright: Mirënjohje përkushtimit për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO dhe SHBA për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, presidenti Ilir Meta ka kujtuar kontributin e sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

Kreu i shtetit thotë se do të jetë përherë mirënjohës ndaj përkushtimit të sinqertë dhe energjik të saj për forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA për interesin e dy popujve miq.

Përherë mirënjohës përkushtimit të sinqertë dhe energjik të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright për forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do ta kujtojmë gjithmonë për rolin dhe kontributin e madh të dhënë për Çlirimin e Kosovës, veçanërisht sot, kur mbushen 23 vite, nga dita kur SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, shkruan presidenti Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?