Presidenti Meta nderon heronjtë e Luftës së Vlorës: Gjaku i dëshmorëve të rënë për lirinë e Shqipërisë nuk do të harrohet kurrë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm së bashku me krerët më të lartë të shtetit, si dhe autoritetet vendore, në ceremoninë solemne të nderimit dhe përkujtimit të luftëtarëve atdhetarë, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në Luftën kombëtare të Vlorës 1920.

Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule para memorialit historik të “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”, duke u përulur me respekt dhe nderim ndaj veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të çlirimit të Vlorës dhe të Shqipërisë.

“Sot, në memorialin historik të “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920” në Qafën e Koçiut, u përula me respekt dhe nderim para veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të çlirimit të Vlorës dhe Shqipërisë 100 vjet më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjaku i Heronjve dhe Dëshmorëve të rënë për LIRINË dhe PAVARËSINË e SHQIPËRISË nuk do të harrohet kurrë! 🇦🇱”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?