Presidenti Meta: Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS…
Ndërkohë që Partia Socialiste po mban Kongresin e saj, dhe pas deklaratës së Erion Veliaj, ka reaguar vetë Presidenti Ilir Meta, i cili paralajmëron konferencë për mediat pasditen e sotme.
Reagimi i plotë i Ilir Metës
Të dashur qytetarë,
Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje.
Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

