Presidenti Meta përshëndet rezolutën e PE-së për Shqipërinë: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike

Presidenti Ilir Meta në konferencë shtypi me mediat ka vlerësuar miratimin e rezolutës për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, por ka renditur të gjitha shqetësimet e ngritura në raport dhe detyrat që duhet të përmbushë vendi ynë.

“Meqë keni qenë të angazhuar me ecurinë e negociatave mendova një ditë më të qetë për çështjen e çeljes së negociatave me BE.

Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar në PE. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politikë ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë e atyre detyrave që pritet të përmbushen nga Shqipëria në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezoluta kujton se anëtarësimi përfundimtar varet nga reforma të qëndrueshme, të thella e pakthyshme, duke nisur nga sundimi i ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezoluta shpreh shqetësim për klimën e polarizuar politike e mungesën e bashkëpunimit të qëndrueshëm partiak.

Shpreh keqardhje për ndryshimet jokonsensuale të kushtetuës e kodit zgjedhor nga mazhoranca qeverisëse para 25 prillit.

Rezoluta bën thirrje politikës shqiptare të tregojë maturi, të rrisë demokracinë e integritetin konkurrues brenda partiak.

Shpreh shqetësim për mungesën e dënimeve përfundimtare për rastet e blerjes së votës.

Shpreh nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrëse përfshirë miratimin e një ligji për referendumet.

Shpreh nevojën për përmirësim urgjent të lirisë së shprehjes.

Shqetësohet për mungesën e progresit se ka rënë me 8 vende për lirinë e shtypit.

Kërkon që autoritetet të zbatojnë politikës të tolerancës zero kundër frikësimit e dhunës ndaj mediave.

Shpreh shqetësim për rrjedhjet masive të të dhënave personale”, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?