Presidenti Meta: Në rrezik financat publike! Qeveria po fsheh borxhin
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka folur për borxhin publik. Kreut të shtetit thotë se qeveria nuk po tregon vlerat reale të këtij borxhi.
Më tej, Presidenti Meta deklaroi se borxhi publik duhet të ulet pasi në të kundërt borxhi do të shkaktojë një krizë serioze duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike.
“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më i parë i raportit të borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në një rrugë kthese përndryshe niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike. Ligji i buxhetit nuk bëri transparent nivelin e borxhit.
Ministria e financave raportoi se stoku i birxhitr është 80 % për 2021, ndërsa FMN e vlerësoi 80.6 Në parashikimet e reja, Ministria raporton se borxhi ka arritur në 80.1
Por kjo nuk pasqyron nivelin real të tij. KLSH raporton se stoku i borxhit paraqitet i nënvlerësur. Në llogaritjen e stokut të borxhit do të duhet të përfshiheshin detyrimet e prapambetura, rimbursimi i plotë i tvsh, vendimet e gjykatave kombëtare si dhe detyrimet e tjera
Vlera reale e borxhit publik në fund të 2021 mund të përllogaritur më shumë se 84%.
Në këtë nivel të stokut nuk janë përfshirë çështjet në shqyrtim të gjykatave ndërkombëtare, që janë shumë të tilla. Risku në rritje i PPP-ve, të garancive shtetërore, risku i normave të interesit.
Projektet e PPP i kanë lejuar qeverisë të marrë investime të reja klienteliste të paktën në afat të shkurtë.
Vlera totale e projekteve PPP në vitin 2022 do arrijë në mbi 45% të PBB”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

