FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Reforma në drejtësi të futet në shinat e Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sot nga klasa politike që reforma në drejtësi të zbatohet sipas frymës së konsensusit që u miratua në korrik të vitit 2016.

Në një takim me ministrin italian të Drejtësisë, Andrea Orlando kreu i shtetit, duke falënderuar ndihmën që Italia ka dhënë për këtë reformë, ka theksuar se ky proces duhet të futet në shinat kushtetuese.

Me kënaqësi te veçantë takova sot Ministrin Italian të Drejtësisë Andrea Orlando, të cilit pasi i shpreha mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike paralamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë me qëllim që procesi të udhëheqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane dhe në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016”,- shkruan Presidenti Ilir Meta në një koment në Facebook lidhur me takimin që ka pasur me ministrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?